NOUV MARKETING

Trajnim Profesional në Digital Marketing & dhe Platformat Freelance

Nëse dëshiron të zhvillosh një profesion në fushën e Digital Marketing, ky trajnim është krijuar për të të udhëhequr hap pas hapi, nga bazat deri tek menaxhimi profesional i rrjeteve sociale.

Përmes një programi intensiv, praktik dhe të strukturuar, do të mësosh hap pas hapi si të menaxhosh rrjetet sociale të një biznesi: nga krijimi i strategjisë dhe planit të përmbajtjes, tek krijimi i postimeve dhe videove, shkrimi i captions, menaxhimi i Instagram, Facebook, TikTok, LinkedIn, Canva dhe shumë platforma të tjera të industrisë duke zhvilluar të gjitha aftësitë e nevojshme për të punuar si Social Media Manager.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit i dedikohet gjithashtu platformave freelance si Upwork dhe Fiverr, ku do të mësosh si të ndërtosh profilin tënd profesional, të prezantosh shërbimet e tua, të komunikosh me klientë dhe të aplikosh për projekte freelance për të punuar nga rehatia e shtëpisë.

Qëllimi ynë është që në përfundim të trajnimit të kesh jo vetëm njohuri teorike, por edhe aftësi praktike, materiale pune dhe një bazë të fortë profesionale për të kërkuar mundësi pune në tregun lokal ose remote.

Cdo sukses nis me hapa të vegjël

Fotot e mëposhtme tregojnë se si mund të transformohet udhëtimi juaj në platformën Upwork. Nga një fillim modest deri te mundësitë e mëdha që ofron kjo platformë për ata që janë të gatshëm të investojnë në karrierën e tyre.

Puno nga Kudo me Upwork & Fiverr

Upwork dhe Fiverr janë dy nga platformat më të njohura globale për freelancerë, ku profesionistë nga fusha të ndryshme mund të prezantojnë aftësitë e tyre dhe të aplikojnë për projekte me klientë nga vende të ndryshme të botës.

Në këto platforma mund të gjeni mundësi në fusha si Digital Marketing, Social Media Management, Graphic Design, Copywriting, Video Editing, Programming dhe shumë profesione të tjera dixhitale.

Përmes trajnimit do të mësoni si të krijoni dhe optimizoni profilin tuaj profesional, si të prezantoni shërbimet dhe eksperiencën tuaj, si të aplikoni për projekte dhe si të komunikoni në mënyrë profesionale me klientët.

Platformat freelance mund të ofrojnë fleksibilitet, mundësi për të punuar remote dhe akses në një treg ndërkombëtar klientësh dhe projektesh.

Qëllimi i trajnimit është t’ju japë njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të nisur dhe zhvilluar në mënyrë profesionale rrugëtimin tuaj në freelancing.
Logos of Fiverr and Upwork on a green and white background.

TRAJNIMET:

Popular

TRAJNIM INTENSIV DIGITAL MARKETING & PLATFORMAT FREELANCE UPWORK & FIVERR

Cmimi 35.000 Lekë

-30% ulje nga 50.000 Lekë

⚡ Kohëzgjatja e kursit: 2 muaj 📅 Frekuenca: 3 herë në javë (do të zhvillohet online në Zoom)

Hyrje në Digital Marketing & Fjalët Kyce

Brand Identity & Branding Guidelines

Social Media Marketing Strategy

Krijimi i Content Calendar

Krijimi i Captions & Gjetja e duhur e Hashtags

Canva & shumë aplikacione të tjera ndihmuese për krijimin e Contentit

Capcut

Instagram Business Page

Instagram Ads

Aplikacioni Edits

Influencers & UGC Creators

Facebook Business Page

Meta Business Suite

Meta Ads Manager

Tiktok Business Page

Aplikacioni Tiktok Studio

Tiktok Ads

Youtube

Linkedin Page

Sales Navigator

Linkedin Ads

Cognitive Biases

Platformat e Skedulimit - Buffer, Later, Publer, Social Sprout

Monthly Report

Google My Business

Platforma Shtesë ndihmuese për punën në platformat Freelance

Upwork - Sign Up

Upwork - Optimizimi 100% i platformes

Upwork - Krijimi i Project Catalog

Upwork - Krijimi i Portfolios & Bio etj.

Upwork - Gjetja e klientëve dhe Strukturimi i duhur i Cover Letters

Fiverr

Payoneer

Prezantimi i Projekteve Finale

Certifikate ne perfundim te kursit e cila rrit kredibilitetin profesional.

TRAJNIM PLATFORMAT FREELANCE

Cmimi 15.000 Lekë

-25% ulje nga 20.000 Lekë

⚡ Kohëzgjatja e kursit: 6 Javë 📅 Frekuenca: 2 herë në javë (do të zhvillohet online në Zoom)

Upwork - Sign Up

Upwork - Optimizimi 100% i platformes

Upwork - Krijimi i Project Catalog

Krijimi i Captions & Gjetja e duhur e Hashtags

Upwork - Krijimi i Portfolios & Bio

Upwork - Gjetja e klientëve dhe Strukturimi i duhur i Cover Letters

Fiverr

Payoneer

Platforma Shtesë ndihmuese për punën në platformat Freelance

Certifikate ne perfundim te kursit e cila rrit kredibilitetin profesional.

Founder & Coach

Black and white portrait of a woman with long hair, wearing a white shirt and jeans.

Paola Berberi

Pas 4 vitesh eksperiencë si Top Rated Digital Marketer në Upwork, mezi pres të ndaj me ju eksperiencën time dhe të mësojmë së bashku, hap pas hapi, si funksionojnë Upwork dhe Fiverr.

Gjatë trajnimit do të punojmë nga bazat deri tek detajet praktike të platformave: krijimi dhe optimizimi i profilit, aplikimet për projekte, komunikimi me klientët dhe strategjitë që më kanë ndihmuar mua dhe freelancerë të tjerë të ndërtojmë një prezencë më profesionale online.

Në të njëjtën kohë, do të zhvillojmë aftësitë e nevojshme për menaxhimin profesional të rrjeteve sociale, duke kombinuar teorinë me praktikën dhe eksperienca reale nga puna me klientë.

Pyetje?

Cfarë është Upwork dhe si mund të përfitoj prej tij?

Upwork është një platformë ndërkombëtare që lidh freelancers me klientët për projekte të ndryshme. Pasi të regjistroheni dhe të krijoni një profil 100% të optimizuar mund të aplikoni për mundësi pune dhe të fitoni projekte, duke punuar nga kudo dhe në çdo kohë.

A është ky kurs i përshtatshëm për ata që nuk kanë asnjë eksperiencë në marketingun dixhjital?

Po! Ky kurs është i përshtatshëm për çdo nivel. Nga fillestarët deri te ata që kanë njohuri të mëparshme, do të mësoni teknika dhe strategji të marketingut dixhital, si dhe si të përdorni platformën Upwork për të gjetur mundësi pune.

A mund të punoj nga kudo në botë pasi të mbaroj kursin?

Po, kjo është një nga avantazhet kryesore! Upwork ju lejon të punoni nga çdo vend, si dhe të zgjidhni projektet që ju interesojnë dhe të vendosni oraret tuaja.

A mund të filloj të fitoj menjëherë pas përfundimit të kursit?

Pas përfundimit të kursit, do të keni të gjitha njohuritë dhe mjetet që ju duhen për të aplikuar për projekte dhe për të filluar punë. Megjithatë, suksesi varet nga angazhimi dhe përpjekja juaj për të zhvilluar profilin dhe për të marrë kontrata. Ju mund të fitoni punë edhe pa përfunduar kursin ende.

Për regjistrime apo më shumë info rreth trajnimit mund të lini të dhënat këtu:

 

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.